Leonora Jakupi tregon momentin e papritur nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës

Magazina

Këngëtarja Leonora Jakupi ishte e pranishme në dasmën e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, dy ish-banorëve të Big Brother, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të veçantë. Por, përveç atmosferës festive, Leonora ka ndarë me ndjekësit edhe një moment mjaft gazmor nga mbrëmja. Ajo zbuloi se, pasi kishte shkuar në dasmë, kishte […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja Leonora Jakupi ishte e pranishme në dasmën e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, dy ish-banorëve të Big Brother, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të veçantë.

Por, përveç atmosferës festive, Leonora ka ndarë me ndjekësit edhe një moment mjaft gazmor nga mbrëmja.

Ajo zbuloi se, pasi kishte shkuar në dasmë, kishte harruar zarfin në çantë.

Artistja publikoi një fotografi ku shihet emri i saj i shkruar në zarf, ndërsa sipër saj shkroi me humor: “Shkon njeri në dasëm e harron zarfin në çantë”.

Ndërkohë, Leonora nuk ka kursyer as komplimentet për çiftin, duke i etiketuar Kushtrimin dhe Aurorën dhe duke shkruar: “Nejse fajet i keni vetë me gjithë atë atmosferë e dashni na keni hutuar”.

Një detaj i vogël, por që këngëtarja e ktheu në një moment humoristik nga dasma e dy ish-banorëve të Big Brother.

Të pranishëm kanë qenë edhe disa ish-konkurrentë si: Londrim Mekaj, Klodian Mihaj, Labinot Haxhiu, Benita Zena, Hygerta Sako. /Telegrafi/