KRU “Hidromorava” ka njoftuar se po vazhdon me investime strategjike për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë në Gjilan.
Në kuadër të projektit FLOWS, të financuar nga Banka Botërore, në Përlepnicë është duke u ndërtuar një rezervuar i ri me kapacitet prej 3,500 metrash kub ujë.
Përveç ndërtimit të rezervuarit, projekti përfshin edhe përmirësimin e linjës transmetuese dhe të infrastrukturës përcjellëse.
Sipas KRU “Hidromorava”, investimi synon rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me ujë, si dhe krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm për qytetarët e Gjilanit.
Projekti FLOWS është pjesë e investimeve që synojnë forcimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe përmirësimin afatgjatë të shërbimeve të furnizimit me ujë. /Telegrafi/





