Publikohet video e re – një mashkull vërejti kamerën në dhomën e producentit Adi Hila, ai u arsyetua se ishte “alarm”

Magazina

Një tjetër fragment nga videot intime që po qarkullojnë në rrjet dhe që lidhen me kompozitorin Adrian Hila ka ngritur pikëpyetje të reja rreth mënyrës se si janë realizuar regjistrimet. Në pamjet e bëra publike, një burrë që ndodhet në ambient duket se vëren një pajisje që tërheq vëmendjen e tij dhe pyet për të, […]

Madhësia e shkronjave

Një tjetër fragment nga videot intime që po qarkullojnë në rrjet dhe që lidhen me kompozitorin Adrian Hila ka ngritur pikëpyetje të reja rreth mënyrës se si janë realizuar regjistrimet.

Në pamjet e bëra publike, një burrë që ndodhet në ambient duket se vëren një pajisje që tërheq vëmendjen e tij dhe pyet për të, duke lënë të kuptohet se nuk e ka të qartë funksionin e saj.

Në këtë moment dëgjohet Adrian Hila duke iu përgjigjur: “Është alarm, o Mero, për kokë të [pjesë e paqartë]. Unë këtu fle me gocën time”.

Ky fragment ka marrë vëmendje pikërisht për shkak të debatit të krijuar rreth kamerës që ka regjistruar pamjet. Deri tani, nuk është bërë e qartë publikisht se kujt i përkiste pajisja, kush e kishte vendosur apo kontrolluar atë dhe nëse personat e përfshirë kanë qenë në dijeni se po regjistroheshin.

Në raportimet e deritanishme është ngritur edhe mundësia që pamjet të jenë marrë nga kamera të lidhura me internetin dhe të jenë siguruar përmes një ndërhyrjeje të jashtme. Megjithatë, kjo mbetet një pistë e pakonfirmuar dhe nuk është bërë e ditur publikisht mënyra e saktë se si materialet kanë përfunduar në internet.

Ndërkohë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka nisur veprimet hetimore për identifikimin e burimit të materialeve, si dhe të faqeve dhe profileve që i kanë publikuar apo shpërndarë ato.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e publikimit dhe shpërndarjes së videove, ndërsa mbetet për t’u zbardhur edhe mënyra se si janë realizuar fillimisht regjistrimet.

Fragmenti i fundit shton kështu një tjetër element në çështjen që tashmë është nën hetim: një person që ndodhej në ambient duket se e kishte vënë re pajisjen dhe kishte kërkuar shpjegim për të, ndërsa përgjigjja e dhënë prej Hilës i referohet asaj si një “alarm”. /Telegrafi/