Një tjetër zhvillim vjen nga këngëtarja Blerina Matraku, e përfshirë në videot intime me kompozitorin Adrian Hila.
Pas disa reagimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Matraku ka bërë një tjetër postim në Instagram, këtë herë duke kërkuar që mediat të mos i interpretojnë deklaratat e saj përtej asaj që ka thënë.
“Media, mos thoni gjëra të cilat nuk janë thënë nga ana ime”, shkruan këngëtarja, duke sqaruar se ajo nuk ka kërcënuar askënd dhe se përgjegjësinë e lidh me personin që ka regjistruar dhe shpërndarë videot.
Matraku shprehet se për këtë çështje duhet të flasin autoritetet, të cilat, sipas saj, duhet të zbulojnë se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë pamjet.
Ky reagim vjen pasi disa prej postimeve të mëparshme të saj, ku ajo kishte bërë deklarata të forta lidhur me situatën dhe kishte përmendur edhe Adrian Hilën, tashmë janë fshirë.
Në reagimin e fundit, këngëtarja e mbyll me një qëndrim të qartë: “Me këtë le të merren autoritetet”.
Ndërkohë, hetimet për mënyrën se si janë regjistruar, nxjerrë dhe shpërndarë videot vijojnë, deklaratat e personave të përfshirë po merren në konsideratë nga autoritetet. /Telegrafi/






