Në Gjakovë është mbajtur të dielën mbrëma një protestë kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e thirrur nga grupi “Kuqezinjtë e Jakovës”.
Qytetarë të shumtë morën pjesë në marshin protestues, përmes të cilit shprehën mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Në protestë mori pjesë edhe Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.
Marshi u zhvillua nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa pjesëmarrësit kundërshtuan aktgjykimin dhe kërkuan drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Protesta u përmbyll me ndezjen e flakadanëve nga pjesëmarrësit.
Tubimi në Gjakovë është pjesë e reagimeve që po zhvillohen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.





