Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës, e cila po mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se qytetarët kanë qëndruar për 12 ditë e net në kërkim të drejtësisë për, siç i ka quajtur ai, “çlirimtarët”.
Ai ka bërë edhe një koment për zhvillimet politike të ditës, duke iu referuar takimeve ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Populli në këmbë për 12 ditë e natë, në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët. Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”, ka shkruar Haradinaj.
Deklarata e tij vjen në kohën kur në Prishtinë po vazhdojnë protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa paralelisht po zhvillohen edhe takime ndërmjet liderëve të partive politike.






