Irlanda ka shënuar fitore bindëse 3-0 ndaj Izraelit në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Troy Parrott e zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të, ndërsa Adam Idah dyfishoi epërsinë vetëm tri minuta më vonë.
Në minutën e 25-të, Jack Moylan realizoi për 3-0, duke i dhënë Irlandës një epërsi të qetë që nuk u rrezikua deri në fund.
Në pjesën e dytë, Irlanda menaxhoi avantazhin, ndërsa të dyja skuadrat bënë disa zëvendësime.
Me këtë fitore, Irlanda shkon në tri pikë dhe barazohet me Kosovën në tabelën e grupit.
Austria kryeson me gjashtë pikë, Kosova dhe Irlanda kanë nga tri, ndërsa Izraeli mbetet pa pikë. /Telegrafi/






