Notat e lojtarëve, Austria 3-1 Kosova: Zhegrova më i vlerësuari

Sport

Kosova pësoi humbje 3-1 ndaj Austrisë, në një ndeshje ku paraqitjet individuale të “Dardanëve” morën vlerësime të ndryshme nga SofaScore. Edon Zhegrova ishte lojtari më i vlerësuar i Kosovës, duke marrë notën 7.6, pasi hyrja e tij në lojë dha disa shkëndija, ndërsa ai e shënoi edhe golin e vetëm. Ai u pasua nga portieri […]

Madhësia e shkronjave

Kosova pësoi humbje 3-1 ndaj Austrisë, në një ndeshje ku paraqitjet individuale të “Dardanëve” morën vlerësime të ndryshme nga SofaScore.

Edon Zhegrova ishte lojtari më i vlerësuar i Kosovës, duke marrë notën 7.6, pasi hyrja e tij në lojë dha disa shkëndija, ndërsa ai e shënoi edhe golin e vetëm.

Ai u pasua nga portieri Amir Shaipi me 7.0, ndërsa Vedat Muriqi dhe Veldin Hoxha morën nga 6.8.

Kombëtarja e Kosovës FOTO: Brahim Nura

Në repartin defensiv, Ilir Krasniqi u vlerësua me 6.7, ndërsa Lumbardh Dellova dhe Mërgim Vojvoda morën nga 6.6. Leon Avdullahu, Baton Zabergja dhe Valmir Matoshi u vlerësuan me nga 6.5.

Notën më të ulët në radhët e Kosovës e mori Milot Avdyli – 6.2, ndërsa Arijanet Muriç dhe Ermal Krasniqi u vlerësuan me nga 6.3.

Pavarësisht rezultatit 3-1 në favor të Austrisë, Zhegrova spikati në aspektin individual dhe përfundoi ndeshjen si futbollisti me vlerësimin më të lartë te Kosova. /Telegrafi/