Moti në Shqipëri, vranët dhe me shi

Nacionale

Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit. Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16-18m/s

Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/