Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kamberas në Fushë Krujë.
Sipas raportimeve paraprake, një person ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës. Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
Njëri prej shoferëve është shoqëruar për në komisariat. Sakaq, hetimet po vijojnë nga grupi hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.





