Ruud Gullit beson se Frenkie de Jong mund të bëhet një opsion real transferimi për Liverpoolin ose Manchester Unitedin, nëse mesfushori i Barcelonës has vështirësi për të siguruar minuta të rregullta pas transferimit të Rodrit.
De Jong është pjesë e Barcelonës që nga viti 2019 dhe ka kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2029.
Reprezentuesi i Holandës aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim në gju, por situata e tij mund të bëhet më e komplikuar pasi të rikthehet në gjendje të plotë fizike.
Barcelona transferoi Rodrin nga Manchester City gjatë verës, duke shtuar një tjetër mesfushor të nivelit të lartë në skuadrën e Hansi Flickut dhe duke rritur konkurrencën për një vend në mesfushë.
Gullit beson se prioriteti i De Jongut duhet të jetë rikthimi në gjendje të plotë fizike para se të vendosë për të ardhmen.
“Frenkie De Jong është sërish një opsion realist për Liverpoolin ose Manchester Unitedin, nëse arrin të rikthehet në formë pas transferimit të Rodrit te Barcelona”, tha Gullit për ComeOn.
“Gjëja e parë që Frenkie De Jong duhet të bëjë është të rikthehet në formë, sepse tani ka konkurrencë nga Rodri te Barcelona”.
Megjithatë, ish-reprezentuesi i Holandës nuk beson se De Jong duhet të kërkojë automatikisht largimin, pasi mund të ketë ende mundësi që ai të luajë së bashku me Rodrin.
“Nëse e ardhmja e tij është jashtë Barcelonës, do të jetë sepse nuk mund të luajë, dhe atëherë duhet të kërkojë një klub tjetër ku do të luajë. Por shpresoj që ai të mund të vazhdojë të japë kontribut për Barcelonën”, përfundoi ai./Telegrafi/






