Irani kërcënon me kufizimin e trafikut ajror në rajon

Bota

Irani ka kërcënuar se mund të kufizojë trafikun ajror në të gjithë rajonin, nëse linjave ajrore iraniane vazhdon t’u mohohet qasja në aeroporte për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. Mohammad Mokhber, këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, tha se fluturimet në rajon duhet të jenë të hapura për të gjithë ose […]

Madhësia e shkronjave

Irani ka kërcënuar se mund të kufizojë trafikun ajror në të gjithë rajonin, nëse linjave ajrore iraniane vazhdon t’u mohohet qasja në aeroporte për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Mohammad Mokhber, këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, tha se fluturimet në rajon duhet të jenë të hapura për të gjithë ose për askënd.

“Fluturimet në rajon ose janë të hapura për të gjithë, ose nuk janë të hapura për askënd”, shkroi Mokhber në platformën X.

Deklarata e tij vjen pasi aeroportet në Irak dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe pezulluan shërbimet për linjat ajrore iraniane, duke iu referuar sanksioneve amerikane.

Teherani e kundërshton këtë praktikë dhe ka paralajmëruar se masat ndaj kompanive ajrore iraniane mund të kenë pasoja për trafikun ajror në të gjithë rajonin.

Sanksionet amerikane ndaj Iranit kanë prekur prej vitesh sektorë të ndryshëm të ekonomisë iraniane, përfshirë aviacionin, ndërsa kufizimet ndaj kompanive ajrore kanë ndikuar edhe në lidhjet ajrore të Iranit me vendet e tjera. /Telegrafi/