Bayern Munichu shkruan për debutimin e Erblin Osmanit me fanellën e Kosovës

Sport

Nga akademia e Bayernit te fanella e Kosovës, për Erblin Osmanin, ditët e fundit kanë qenë si një skenar që do ta ëndërronte çdo futbollist i ri. Vetë Bayerni i ka kushtuar vëmendje të veçantë rrugëtimit të 17-vjeçarit, duke e përmbledhur historinë e tij me titullin “Nga kampusi tek ekipi nacional”. Osmani fillimisht mori ftesën […]

Madhësia e shkronjave

Nga akademia e Bayernit te fanella e Kosovës, për Erblin Osmanin, ditët e fundit kanë qenë si një skenar që do ta ëndërronte çdo futbollist i ri.

Vetë Bayerni i ka kushtuar vëmendje të veçantë rrugëtimit të 17-vjeçarit, duke e përmbledhur historinë e tij me titullin “Nga kampusi tek ekipi nacional”.

Osmani fillimisht mori ftesën nga Kosova, më pas bëri debutimin me ekipin e dytë të Bayernit dhe vetëm disa ditë më vonë e përjetoi një tjetër moment të madh, debutimin me Kombëtaren A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua në minutën e 87-të në fitoren 1:0 ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, duke bërë kështu paraqitjen e tij të parë me “Dardanët”.

Për Osmanin, ky nuk ishte thjesht një debutim, por realizimi i një ëndrre që e kishte ndjekur prej kohësh.

“Ishte si një ëndërr. Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën. Jam shumë i lumtur që debutova. Një ëndërr është bërë realitet”, kishte deklaruar ai për FFK-në pas ndeshjes.

Edhe Bayerni e ka veçuar këtë periudhë të veçantë në karrierën e talentit të tij, duke theksuar se brenda pak ditësh Osmani kaloi nga ekipi i dytë i klubit gjerman te debutimi me përfaqësuesen e Kosovës./Telegrafi/