Rezarta Shkurta realizon një fotosesion provokues me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha

Magazina

Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta, ka realizuar një fotosesion të veçantë së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pozat mjaft provokuese. Në njërën prej fotografive, çifti shihet brenda një ashensori, ku Ermali e mban Rezartën për këmbësh, ndërsa ajo shfaqet e veshur me një fustan me të çarë anash, […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta, ka realizuar një fotosesion të veçantë së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pozat mjaft provokuese.

Në njërën prej fotografive, çifti shihet brenda një ashensori, ku Ermali e mban Rezartën për këmbësh, ndërsa ajo shfaqet e veshur me një fustan me të çarë anash, duke i dhënë fotos një tjetër dimension.

Në një tjetër imazh, Ermali shihet duke e mbajtur bashkëshorten në krahë, teksa të dy duket se po drejtohen drejt një dhome hoteli.

Fotografitë kanë marrë vëmendjen e fansave të këngëtares, të cilët i kanë cilësuar pozat e çiftit si mjaft seksi dhe provokuese.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.

Ermal Hoxha është nipi i ish-udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha. /Telegrafi/