Hetimi për kreun e SHISH, Tabaku: Presidenti të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nacionale

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve që lidhen me Ergys Agasin dhe dosjen e AKSHI-t. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve që lidhen me Ergys Agasin dhe dosjen e AKSHI-t.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku e cilëson situatën si një dëshmi të asaj që ajo e përshkruan si “kalbëzim të shtetit nga brenda”, ndërsa i kërkon Presidentit të Republikës të thërrasë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Sipas deputetes demokrate, raportimet për hetime që prekin drejtues të institucioneve të sigurisë kërkojnë përgjigje të menjëhershme lidhur me funksionimin e institucioneve dhe mbrojtjen e informacionit shtetëror.

Tabaku e lidh situatën edhe me zhvillimet e fundit në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar si “spektakël propagandistik” një deklaratë të ministrit të Brendshëm të një dite më parë.

Deputetja e PD-së ia atribuon përgjegjësinë politike kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se drejtuesit e institucioneve të sigurisë janë zgjedhur dhe promovuar nga mazhoranca. “Bie fasada. Del sistemi”, shkruhet në imazhin që shoqëron reagimin e saj.

Tabaku kërkon që hetimet e drejtësisë të vijojnë pa pengesa dhe pa mbrojtje politike për personat që janë nën hetim