Një dem rreth 500 kilogramësh ka shkaktuar panik në një arenë në Murcia të Spanjës, pasi u hodh mbi barrierën mbrojtëse drejt spektatorëve.
Sipas raportimeve, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi më 20 shtator gjatë një ngjarjeje tradicionale me dema, ku kafsha e quajtur Malacara iu drejtua fillimisht një matadori.
Pavarësisht se ai kaloi barrierën mbrojtëse, për fat të mirë, demit iu pre rruga nga një mur betoni dhe nuk raportohet të ketë pasur të lënduar mes spektatorëve.
Pamjet tregojnë kafshën duke lëvizur përgjatë pjesës së përparme të tribunave, ndërsa njerëzit përpiqeshin të largoheshin nga rreziku.
Më pas, Malacara u rikthye në arenë dhe ndeshja vazhdoi sipas traditës së këtij aktiviteti.
Incidenti ka rikthyer vëmendjen te rreziqet që mund të paraqesin aktivitetet me dema për pjesëmarrësit dhe spektatorët. /Telegrafi/






