Shqipëria firmos me NASA, bëhet pjesë e marrëveshjes Artemis për eksplorimin e hapësirës

Nacionale

Shqipëria i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës. Marrëveshjet Artemis, të udhëhequra nga NASA dhe Shtetet e Bashkuara, u nënshkruan nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, raporton abcnews.al. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe përfaqësues të […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës.

Marrëveshjet Artemis, të udhëhequra nga NASA dhe Shtetet e Bashkuara, u nënshkruan nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, raporton abcnews.al.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të NASA-s dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

Ministri Hoxha e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, duke e lidhur anëtarësimin me besimin te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Hoxha theksoi gjithashtu se ky hap i jep një dimension të ri partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, veçanërisht në fushën e inovacionit dhe progresit teknologjik.