Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak të angazhimeve të kombëtareve, ndeshjet e kampionatit anglez do të rikthehen më 10 tetor.
Edhe pse sezoni është ende në fazat e para, BBC Sport ka vlerësuar paraqitjet e 20 skuadrave në pesë ndeshjet e para, duke u dhënë nota nga 1 deri në 10, bazuar në atë që kanë treguar deri më tani.
Më poshtë janë vlerësimet për secilën skuadër, bazuar në paraqitjet e deritanishme:
Një nisje solide në mbrojtjen e titullit, edhe pse humbja ndaj Brightonit tregoi disa dobësi. “Topçinjtë” shpëtuan më herët nga një situatë e rrezikshme me penallti ndaj Sunderlandit, përpara se të pësonin një humbje të thellë nga Brightoni.
Ka shenja se skuadra po nis të marrë drejtimin e duhur, veçanërisht pas largimit të disa lojtarëve të rëndësishëm gjatë afatit kalimtar.
Nëse ndeshjet do të zgjatnin vetëm 80 minuta, Bournemouthi do të ishte shumë më lart në tabelë. Problemi kryesor mbetet mënyra se si skuadra po pëson gola në minutat e fundit.
Brentfordi ka bërë një nisje mbresëlënëse dhe të pamposhtur, duke mposhtur bindshëm Tottenhamin dhe Chelsean. Tani pyetja është nëse skuadra mund ta ruajë këtë ritëm dhe të luftojë për një vend në Evropë.
Brightoni është një nga skuadrat më argëtuese të kampionatit. Ka shënuar 16 gola në pesë ndeshje, përfshirë tre ndaj kampionit Arsenal. Një skuadër që është kënaqësi të shikosh.
Pas një fillimi të mirë nën drejtimin e Xabi Alonsos, Chelsea ka humbur dy nga tri ndeshjet e fundit.
Humbja ndaj Brentfordit, ku skuadra u dominua qartë, ka ngritur pikëpyetje nëse londinezët janë vërtet duke lëvizur në drejtimin e duhur.
Fitorja ndaj Nottingham Forestit solli një lehtësim të madh për skuadrën e Frank Lampardit. Tani mbetet të shihet nëse ky rezultat do t’i japë shtysë për të bërë një hap përpara pas rikthimit nga pauza ndërkombëtare.
Ka hapësirë të madhe për përmirësim. Palace ka regjistruar vetëm një fitore dhe tri humbje deri tani.
Pavarësisht një afati kalimtar jo të mirë, David Moyes ka arritur ta bëjë Evertonin një skuadër të vështirë për t’u mposhtur.
Barazimet ndaj Liverpoolit dhe Manchester Unitedit janë rezultate të mira, por Fulhamit i mungon një fitore. Ndeshjet ndaj Ipswichit, Hull Cityt, Coventry Cityt dhe Crystal Palace pas pauzës ofrojnë mundësi të mira për të ndryshuar situatën.
Tetë pikë pas pesë ndeshjeve të para, duke pasur parasysh kundërshtarët, janë një bilanc shumë i mirë. Hull ka mposhtur Manchester Unitedin dhe ka barazuar ndaj Aston Villës dhe Chelseat.
Problemet në mbrojtje janë evidente, por dy fitore të arritura në minutat e fundit, ndaj Sunderlandit dhe Crystal Palace, i kanë siguruar gjashtë pikë dhe kanë treguar karakterin luftarak të skuadrës.
Leedsi është i pesti në tabelë, i pamposhtur dhe me një nga mbrojtjet më të mira të kampionatit. Fitorja e jashtëzakonshme 4-1 ndaj Newcastle Unitedit tregoi potencialin e kësaj skuadre.
Liverpooli mbetet i pamposhtur, por paraqitjet kanë qenë larg nivelit të pritur. Tri ndeshjet e fundit kanë sjellë nga një portë të paprekur, megjithatë nga skuadra e Andoni Iraolës pritet më shumë.
Pesë ndeshje dhe pesë fitore. City ka treguar një formë të jashtëzakonshme, duke fituar edhe në udhëtim ndaj Manchester Unitedit, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak që nga mesi i pjesës së parë. Erling Haaland kryeson tashmë listën e golashënuesve dhe tifozët e Cityt presin një luftë serioze për titull.
Një nisje zhgënjyese për “Djajtë e Kuq”. Humbja ndaj Hull Cityt dhe barazimi ndaj Fulhamit, që në atë moment ishte në fund të tabelës, kanë lënë shumë për të dëshiruar.
Unitedi ka vetëm një fitore deri tani, ndaj Ipswichit, ndërsa fitorja ndaj Evertonit iu mohua nga një gol i vonshëm i kundërshtarit.
Një fillim i luhatshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Matthias Jaissle. Newcastle impresionoi me barazimin ndaj Liverpoolit dhe fitoren e bindshme ndaj Tottenhamit, por zhgënjeu në humbjen ndaj Leedsit. Megjithatë, skuadra reagoi menjëherë duke mposhtur Hull Cityn.
Rezultatet më të mira të Forestit kanë ardhur në transfertë, me barazimin ndaj Liverpoolit dhe fitoren ndaj Aston Villës. Forma në shtëpi, megjithatë, është shqetësuese: skuadra ende nuk ka shënuar gol në City Ground dhe ka vetëm një pikë nga tri ndeshje.
Pas vendit të shtatë në sezonin 2025/26, tifozët e Sunderlandit kanë pritur një nisje më të mirë. “Macet e Zeza” kanë bërë paraqitje të mira ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt, por kanë humbur të dyja ndeshjet.
Tottenhami ka qenë zhgënjyes pavarësisht investimit prej më shumë se 300 milionë paundësh gjatë verës. Spursat nuk kanë shënuar asnjë gol në katër ndeshjet e para të kampionatit dhe tifozët do të kërkojnë një reagim të menjëhershëm pas pauzës ndërkombëtare. /Telegrafi/






