Ndahen Elijona dhe Klodi? Detaji që lë të dyshohet

Magazina

Prej javësh, Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, janë përfolur për një krizë të mundshme në lidhjen e tyre. Më herët, të dy kishin deklaruar se po i kushtojnë më shumë vëmendje punës, karrierës dhe familjes. Por së fundmi, dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas një lëvizjeje në rrjetet sociale. Klodi dhe Elijona kanë hequr […]

Madhësia e shkronjave

Prej javësh, Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, janë përfolur për një krizë të mundshme në lidhjen e tyre.

Më herët, të dy kishin deklaruar se po i kushtojnë më shumë vëmendje punës, karrierës dhe familjes.

Por së fundmi, dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas një lëvizjeje në rrjetet sociale.

Klodi dhe Elijona kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, ndërsa nga profilet e tyre janë zhdukur edhe fotografitë e përbashkëta.

Ky zhvillim vjen pas përfundimit të xhirimeve të Klodit për sezonin e dytë të “The 50 Italia”, ku ai është pjesë e 50 konkurrentëve.

Pas përfundimit të këtij angazhimi, Klodi është rikthyer në Itali, ndonëse Elijona vazhdon me udhëtimet dhe angazhimet e saj.

Dyshja u afruan pas Big Brother VIP Kosova 4 dhe për muaj me radhë u shfaqën krah njëri-tjetrit, duke ndarë momente nga lidhja e tyre.

Tashmë, ndryshimet në Instagram kanë rikthyer pikëpyetjet rreth statusit të marrëdhënies së tyre, edhe pse deri tani asnjëri nuk ka bërë një reagim të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/