Gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Michigan, Kryeministri Edi Rama u ndal te vëmendja ndërkombëtare që mori Shqipëria gjatë verës pas protestave qytetare.
Duke iu referuar protestave të qershorit për projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, dhe me flamengon që u kthye në simbolin më popullor të vendit, Rama e cilësoi këtë reagim si një manifestim domethënës që tërhoqi edhe vëmendjen e diasporës.
Ai nënvizoi se kjo ndjeshmëri e re qytetare tregon një ndryshim të madh në krahasim me të kaluarën, kur rastet e dëmtimit të kafshëve kalonin në heshtje.
“Para pak ditësh po lexoja që jo shumë larg nga sot, disa gjuhetarë patash vunë re për herë të parë një flamingo. Këtë verë flamingoja u bë figura më popullore e Shqipërisë, doli nga laguna dhe erdhi në Tiranë, pushtoi bulevardin dhe mori vëmendja nga të katërta anët e botës. Askujt nuk do t’i kishte shkuar ndërmend më parë se një shpend aq i brishtë dhe i urtë do e kthente Shqipërinë në një arenë debate. Pati diçka shumë domethënëse në manifestim, protestës së qershorit, që tërhoqi vëmendjen e diasporës. Më parë kafshët masakroheshin, por askush nuk pipëtinte”, tha Rama./Tv Klan






