Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent dhe ndan momente romantike me Callum Turner

Magazina

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, ku shfaqet me të brendshme dhe një fustan transparent, ndërsa në një tjetër moment pozon pranë bashkëshortit të saj, Callum Turner. Këngëtarja 31-vjeçare ndau një album me fotografi, ku shfaqet e shtrirë në shtrat me një veshje transparente, ndërsa më pas publikoi […]

Madhësia e shkronjave

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, ku shfaqet me të brendshme dhe një fustan transparent, ndërsa në një tjetër moment pozon pranë bashkëshortit të saj, Callum Turner.

Këngëtarja 31-vjeçare ndau një album me fotografi, ku shfaqet e shtrirë në shtrat me një veshje transparente, ndërsa më pas publikoi edhe momente romantike me Turner, 36 vjeç, gjatë një daljeje në New York.

Çifti, i cili u martua në maj në një ceremoni ligjore në Londër dhe një javë më vonë zhvilloi dasmën në Itali, duket se po vazhdon të shijojë kohën së bashku, shkruan DailyMail.

Dua ka treguar se gjatë dasmës ata ishin përqendruar të krijonin sa më shumë kujtime dhe të mos e humbnin njëri-tjetrin nga sytë gjatë festës.

Në një intervistë për Vogue Italia, Dua ka folur edhe për mënyrën se si e balancon karrierën me jetën personale.

Ajo ka thënë se është e zonja në gjetjen e ekuilibrit mes punës, hobive dhe familjes, ndërsa ka theksuar se ajo dhe Callum e kuptojnë dhe e mbështesin njëri-tjetrin.

Dua ka treguar gjithashtu se dashuria e re mund të ndikojë në muzikën e saj të ardhshme.

Ajo ka shpjeguar se më parë e kishte më të lehtë të shkruante këngë dashurie kur ishte e lënduar, ndërsa tani dëshiron të eksplorojë se si është të shkruash për dashurinë e vërtetë dhe për momentet e qeta të një marrëdhënieje. /Telegrafi/