Ridvan Murati fiton “Community Hero Award 2026” nga Swissalbs

Nacionale

Aktori, producenti dhe veprimtari kulturor Ridvan Murati është shpallur fitues i “Community Hero Award 2026”, në kuadër të Swissalbs Award Gala Night 2026, që po mbahet sonte në Kongresshaus Zürich. Ky çmim vlerëson individët të cilët, përtej arritjeve të tyre profesionale, kanë dhënë një kontribut të veçantë në jetën e komunitetit, në fushën sociale dhe […]

Madhësia e shkronjave

Aktori, producenti dhe veprimtari kulturor Ridvan Murati është shpallur fitues i “Community Hero Award 2026”, në kuadër të Swissalbs Award Gala Night 2026, që po mbahet sonte në Kongresshaus Zürich.

Ky çmim vlerëson individët të cilët, përtej arritjeve të tyre profesionale, kanë dhënë një kontribut të veçantë në jetën e komunitetit, në fushën sociale dhe kulturore, si dhe në krijimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë zvicerane.

Për Muratin, ky vlerësim vjen pas një angazhimi shumëvjeçar në art, kulturë dhe komunitet.

Aktiv si aktor, producent dhe veprimtar kulturor që nga viti 2000, ndërsa prej vitit 2008 jeton dhe vepron në Zvicër, Murati ka qenë pjesë e projekteve të shumta teatrore, televizive dhe filmike në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Zvicër.

Një prej angazhimeve të tij në kinematografinë zvicerane është filmi “Heldin”, ku interpreton rolin e Herr Osmanit. Filmi pati premierën botërore në Berlinale në vitin 2025 dhe u përzgjodh nga Zvicra si kandidat për kategorinë e filmit ndërkombëtar në Academy Awards.

Pikërisht ky angazhim ndër vite në art, kulturë dhe komunitet është vlerësuar sonte nga Swissalbs, duke i dhënë Ridvan Muratit “Community Hero Award 2026”.

Telegrafi.com – Edicioni i Diasporës është partner medial i Swissalbs Award Gala Night 2026.