Agjendë e ngjeshur për gjeneratën e parë të shkollës së mesme policore

Rajon

Nxënësit e shkollës së mesme policore do të duhet të zgjohen në orën 05:20 të mëngjesit. Do të kenë një orar të ngjeshur që nis herët dhe përfshin aktivitetin fizik, përgatitjet për mësim, orarin e ushqimit dhe detyrat e tjera gjatë ditës. Këtë e bëri të ditur drejtor i Shkollës së Mesme të Policisë, Vllatko […]

Madhësia e shkronjave

Nxënësit e shkollës së mesme policore do të duhet të zgjohen në orën 05:20 të mëngjesit. Do të kenë një orar të ngjeshur që nis herët dhe përfshin aktivitetin fizik, përgatitjet për mësim, orarin e ushqimit dhe detyrat e tjera gjatë ditës. Këtë e bëri të ditur drejtor i Shkollës së Mesme të Policisë, Vllatko Mitkovski në emisionin Gjurmët, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Zekirija Haxhiu.

Do të duhet të zgjohen në pa dallim nëse atë ditë është i lirë nga aktivitetet fizike të mëngjesit. Duhet të jenë të rreshtuar në kur fillon aktiviteti fizik ndërsa pas përfundimit po bëhen gati për ushqimin e mëngjesit dhe bëhen gati për kontrollin se a janë të përgatitur për mësim atë ditë dhe më pas fillojnë mësimin dhe po ashtu kanë edhe kohen e ushqimit dhe detyrat tjera të ditës.” – Vllatko Mitkovski – Drejtor i Shkollës së Mesme të Policisë.

Mitkovski shtoi se nxënësit e shkollës policore do të ushtrohen me armë vetëm pasi të mbushin 18 vjet.

Ata do të mësojnë përdorimin e revoles dhe pushkës, si dhe rregullat bazë të sigurisë dhe trajtimit të armëve.

”Armë mund të përdorin kur të mbushin 18 vjet apo në gjysmë vjetorin e dytë të vitit të katërt apo diku nga fundi. Por ato veç më kanë lëndë për përdorimin e armëve ndërsa stërvitje në qitje me armë është në vitin e katërt. Këtë vit mësojnë që të montojnë dhe çmontojnë armët, llojet e armëve të cilat i posedon policia.” – Vllatko Mitkovski – Drejtor i Shkollës së Mesme të Policisë.

Në gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Policisë “7 Maji” janë pranuar gjithsej 310 nxënës. Fillimisht ishin paraparë 200 vende, por pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes u vendos që të pranoheshin të gjithë kandidatët që i plotësuan kriteret dhe kaluan me sukses procedurat e seleksionimit. Përgatitja e tyre do të zhvillohet në përputhje me kërkesat dhe standardet e punës policore.