Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë nis kontrollet pasi Bullgaria ndaloi specat nga Maqedonia e Veriut për shkak të pesticideve

Rajon

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë ka shtuar kontrollet pasi disa dërgesa me speca nga Maqedonia e Veriut u ndaluan nga Bullgaria. Te specat u konstatuan nivele pesticidesh që tejkalonin kufijtë e lejuar. Autoritetet kanë nisur inspektime të posaçme për të përcaktuar origjinën e produkteve dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregulloret lidhur me përdorimin e […]

Madhësia e shkronjave

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë ka shtuar kontrollet pasi disa dërgesa me speca nga Maqedonia e Veriut u ndaluan nga Bullgaria.

Te specat u konstatuan nivele pesticidesh që tejkalonin kufijtë e lejuar.

Autoritetet kanë nisur inspektime të posaçme për të përcaktuar origjinën e produkteve dhe për të verifikuar nëse janë respektuar rregulloret lidhur me përdorimin e pesticideve.

Nga Inspektorati i Bujqësisë thonë se ata lëshojnë një urdhër pune për një inspektim të jashtëzakonshëm të eksportuesit, dërgesa e të cilit është kthyer, duke vepruar sipas njoftimit të marrë nëpërmjet Sistemit të Alarmit të Shpejtë të BE-së për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF).

Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë verifikon gjithashtu nëse fermerët mbajnë regjistra për produktet e mbrojtjes së bimëve të përdorura. Konkretisht, nëse ato përdoren në mënyrë korrekte (për sa i përket qëllimit të përdorimit, kulturës bujqësore, etj.) dhe në përputhje me udhëzimet e përdorimit.

Tashmë pritet që kontrollet në terren të tregojnë nëse fermerët kanë rrespektuar rregullat gjatë përdorimit të pesticideve dhe nëse produktet bujqësore përmbushin kërkesat e sigurisë.