Platforma gjermane e udhëtimeve CheapTickets korrigjon gabimin, Aeroporti i Prishtinës nuk figuron më si pjesë e Serbisë

Nacionale

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, platforma gjermane e udhëtimeve “CheapTickets.de“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë Ajeti në një postim në […]

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, platforma gjermane e udhëtimeve “CheapTickets.de“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë

Ajeti në një postim në Facebook shkruan se ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.

Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, platforma gjermane e udhëtimeve „CheapTickets.de“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.

Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.

Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.

Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!. /Telegrafi/