Altin Krasniqi, djali i ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi i cili foli në emër të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.
Ai tha se lufta e UÇK-së ishte për liri, ka qenë për dinjitet, ka qenë luftë e një populli që për dekada është përbuzur e shtypur.
“Prandaj ajo që ndodhi në Hagë nuk mund të shihet vetëm si një çështje ndaj katër individëve. Për ne ky aktgjykimi prek një histori shumë më të madhe, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të burgosuri politik, të çdo të mbijetuari e të mbijetuare të dhunës, çdo të zhdukuri, të çdo fëmije që u vra nga forcat gjenocidale të Serbisë, të çdo familje që sakrifikoi për lirinë e Kosovës”, tha ai.






