Gucati: Të shfuqizohet vendimi dënues nga Gjykata Speciale

Nacionale

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyseni Gucati, ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Sot të gjithë jemi UÇK. Jo në emrim tim! UÇK, UÇK, UÇK! Sot jemi këtu për ta kundërshtuar një […]

Madhësia e shkronjave

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyseni Gucati, ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Sot të gjithë jemi UÇK. Jo në emrim tim! UÇK, UÇK, UÇK! Sot jemi këtu për ta kundërshtuar një padrejtësi të madhe”, tha fillimisht Gucati, raporton Telegrafi.

Ai tha se kërkesa e protestuesve është që vendimi i Gjykatës Speciale të shfuqizohet, duke kërkuar që, sipas tij, të merret parasysh vullneti i qytetarëve dhe lufta e UÇK-së.

“Ne sot kërkojmë që këtë vendim, Gjykata Speciale ta shfuqizojmë dhe ta ketë parasysh gjithë këtë mund të popullit, dhe luftën tonë të drejtë”.

Në fund të fjalimit, Gucati bëri thirrje për nderimin e të rënëve të luftës.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve”, tha ndër të tjerash ai. /Telegrafi/