Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasa Kandiq, ka reaguar lidhur me luftën në Kosovë, duke hedhur poshtë pretendimet që e paraqesin konfliktin pa përgjegjësinë e Serbisë.
“T’i japim fund injorancës. Nuk ka luftë pa Serbinë”, ka shkruar Kandiq.
Ajo ka deklaruar se plani serb për Kosovën ishte reduktimi i popullsisë shqiptare në 5 për qind dhe se rreth 800 mijë shqiptarë u dëbuan gjatë luftës.
Sipas Kandiq, gjatë 78 ditëve, nga 24 marsi deri më 12 qershor 1999, policia dhe ushtria e Serbisë vranë rreth 7 mijë civilë shqiptarë që, sipas saj, nuk kishin marrë pjesë në luftë.
Aktivistja ka thënë gjithashtu se pas luftës në Kosovë kishin mbetur rreth 100 mijë serbë.
Deklarata e saj vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm mbi përgjegjësinë për krimet dhe dëbimet e civilëve gjatë luftës së Kosovës. /Telegrafi/






