Hamza: Do të takohem me liderët partiakë, do të shohim mundësitë për iniciative ligjore ligjore me Gjykatën Speciale

Nacionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media pas takimit të Kryesisë së PDK ka paralajmëruar takim me liderët partiakë për të parë mundësitë për iniciativa ligjore në Kuvend lidhur me Gjykatës Speciale. Ai tha se çështja e Gjykatës Speciale dhe aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është çështje […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për media pas takimit të Kryesisë së PDK ka paralajmëruar takim me liderët partiakë për të parë mundësitë për iniciativa ligjore në Kuvend lidhur me Gjykatës Speciale.

Ai tha se çështja e Gjykatës Speciale dhe aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk është çështje e një partie politike.

“Do të bëjë të gjitha përpjekjet të jemi në komunikim për shkak të seriozitetit të situatës dhe situatës ku ndodhet vendi sepse kjo situatë i jep një mundësi që në të ardhmen shteti agresor që ka qenë në Kosovë, Serbia ta përdor për dëmtimin e Kosovës.

Unë besoj do të takohem me të gjitha liderët e subjekteve politike sepse kjo nuk është çështje më që i takon vetëm një subjekti…”, tha ai.