Irlanda publikon listën për Kosovën, ftohet edhe djali i ish-kapitenit të Shqipërisë

Sport

Përfaqësuesja e Irlandës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku përfshihet edhe Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata. Kosova do të jetë kundërshtari i parë i irlandezëve në këtë edicion të garës. “Dardanët” do ta presin Irlandën më 24 shtator, në ndeshjen hapëse të grupit […]

Madhësia e shkronjave

Përfaqësuesja e Irlandës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku përfshihet edhe Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata.

Kosova do të jetë kundërshtari i parë i irlandezëve në këtë edicion të garës. “Dardanët” do ta presin Irlandën më 24 shtator, në ndeshjen hapëse të grupit B3.

Vëmendja nga këndvështrimi shqiptar do të jetë te Vata, i cili është pjesë e listës së përzgjedhësit irlandez, Heimir Hallgrimsson.

Sulmuesi është djali i Rudi Vatës, ish-futbollistit dhe kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë.

Pas përballjes me Kosovën, Irlanda do të luajë ndaj Izraelit më 27 shtator, ndërsa më 1 tetor do të përballet me Austrinë.

Cikli i parë i ndeshjeve do të mbyllet më 4 tetor, me sfidën ndaj Izraelit.

Ndërkohë, Kosova do të vazhdojë me ndeshjen ndaj Austrisë më 27 shtator, pastaj do të përballet me Izraelin më 1 tetor dhe me Austrinë sërish më 4 tetor./Telegrafi/