Macklemore përjashtohet nga turneu i Ed Sheeran pas komenteve për Palestinën

Magazina

Macklemore është hequr nga datat e mbetura të turneut amerikan të Ed Sheeran, pasi gjatë një koncerti në New Jersey shprehu publikisht mbështetjen e tij për Palestinën dhe popullin në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar. Messina Touring Group tha se disa nga arenat ku ishin planifikuar koncertet kishin njoftuar se nuk do të lejonin […]

Madhësia e shkronjave

Macklemore është hequr nga datat e mbetura të turneut amerikan të Ed Sheeran, pasi gjatë një koncerti në New Jersey shprehu publikisht mbështetjen e tij për Palestinën dhe popullin në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Messina Touring Group tha se disa nga arenat ku ishin planifikuar koncertet kishin njoftuar se nuk do të lejonin zhvillimin e tyre me Macklemore në program.

Për të shmangur rrezikun e anulimit të turneut dhe ndikimin te qindra mijëra fansa, u vendos që reperi të mos performojë në datat e mbetura.

Macklemore ishte planifikuar të performonte në 8 nga 10 koncertet e ardhshme në SHBA.

Gjatë dy koncerteve në stadiumin MetLife, më 4 dhe 5 shtator, ai performoi këngën protestuese “Hind’s Hall”, të publikuar në vitin 2024, ku kritikon fushatën ushtarake izraelite në Gaza.

Në skenë, ai bëri thirrje për një “Palestinë të lirë”, duke thënë se donte që mesazhi i tij të dëgjohej edhe në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Pas deklaratave të tij, një organizatë izraelito-amerikane nisi një peticion ku i kërkoi Sheeran dhe menaxhmentit të tij largimin e Macklemore nga turneu, duke e akuzuar reperin se po përdorte një platformë globale muzikore për të promovuar një agjendë politike të njëanshme. /Telegrafi/