SHBA në histori, bën përmbysje të madhe ndaj Francës dhe e fiton Kupën e Botës

Sport

SHBA-ja ka shkruar historinë duke fituar për të pestën herë radhazi Kupën e Botës në basketboll për femra. Amerikanet kanë mposhtur Francën me rezultat 97-79 në finalen e zhvilluar të dielën në Berlin të Gjermanisë, duke vazhduar dominimin e tyre në basketbollin ndërkombëtar. Franca e nisi shumë më mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë […]

Madhësia e shkronjave

SHBA-ja ka shkruar historinë duke fituar për të pestën herë radhazi Kupën e Botës në basketboll për femra.

Amerikanet kanë mposhtur Francën me rezultat 97-79 në finalen e zhvilluar të dielën në Berlin të Gjermanisë, duke vazhduar dominimin e tyre në basketbollin ndërkombëtar.

Franca e nisi shumë më mirë ndeshjen dhe në pjesën e parë arriti të krijojë një epërsi prej 14 pikësh, duke e vënë në vështirësi të mëdha skuadrën amerikane.

Megjithatë, SHBA-ja reagoi fuqishëm pas pushimit dhe përmbysi gjithçka, duke e fituar bindshëm finalen dhe duke siguruar medaljen e artë.

Kjo ishte një tjetër përballje mes dy skuadrave pas finales së Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024, kur SHBA-ja kishte triumfuar ndaj Francës me vetëm një pikë, 67-66.

“Jam vërtet krenare me lojtaret tona, ato ia dolën ta përfundojnë këtë punë. Në momentet më të rëndësishme, ato vazhdojnë të luajnë në nivelin e tyre më të mirë”, deklaroi trajnerja e SHBA-së, Kara Lawson.

Liderja e amerikaneve në këtë sukses ishte Breanna Stewart, e cila realizoi 22 pikë dhe 10 kërcime, duke regjistruar një double-double, ndërsa shtoi edhe katër asistime.

Për Stewart ky ishte titulli i katërt i Kupës së Botës, ndërsa ylli i New York Liberty u shpall edhe MVP-ja e turneut. Ky ishte çmimi i dytë MVP në karrierën e saj në këtë kompeticion.

“Kam qenë me fat që kam luajtur me shumë lojtare të jashtëzakonshme dhe ky grup ishte vërtet i veçantë. Mënyra se si u vumë në provë, si në parket ashtu edhe jashtë tij, dhe mënyra se si vazhduam të përballeshim me gjithçka, më bën shumë krenare për to”.

“Ne jemi standardi. Kështu ka qenë gjithmonë. Dhe po vazhdojmë ta bëjmë këtë, veçanërisht me këtë medalje të artë. Nuk duhet ta harrojmë këtë. Gjithmonë ka të bëjë me ne”, përfundoi ajo./Telegrafi/