“Për të ardhur keq që nuk fituam”, Edon Zhegrova reagon pas dygolëshit

Sport

Sulmuesi Edon Zhegrova thotë se është për të ardhur keq që golat e tij nuk ishin të mjaftueshëm për Juventusin që t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Sassuolos. Ylli i Kosovës ishte i shkëlqyer në humbjen 3-2, ku i realizoi të dy golat megjithatë Sassuolo regjistroi triumf në minutën e fundit. Zhegrova ka reaguar për […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi Edon Zhegrova thotë se është për të ardhur keq që golat e tij nuk ishin të mjaftueshëm për Juventusin që t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Sassuolos.

Ylli i Kosovës ishte i shkëlqyer në humbjen 3-2, ku i realizoi të dy golat megjithatë Sassuolo regjistroi triumf në minutën e fundit.

Zhegrova ka reaguar për herë të parë në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se që një kohë të gjatë po e priste golin.

“Për të ardhur keq që golat e mi nuk arritën fitore, por ne vazhdojmë edhe më tutje”.

“Kam qenë duke e pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, shkroi ai.

Përndryshe, Zhegrova thuhet se nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kombeve për arsye disiplinore nga përzgjedhësi Franco Foda mirëpo ende është e paqartë.

Ndërkohë, lojtari do të mungojë në mesjavë kur Juventusi të përballet me Nejmigen shkaku që s’është përfshirë në listën për Ligën e Evropës, por do të jetë i gatshëm për vikend në Serie A./Telegrafi/