Barcelona triumfon ndaj Levantes dhe rimerr kreun e La Liga-s

Sport

Barcelona i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Levante, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga. Katalunasit i arkëtuan pikët e plota në një fitore me mund, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2-4. Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Xavi Espart kaloi Barcelonën në epërsi. Ndërsa, ishte Lamine Yamal që mori […]

Madhësia e shkronjave

Barcelona i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Levante, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.

Katalunasit i arkëtuan pikët e plota në një fitore me mund, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2-4.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Xavi Espart kaloi Barcelonën në epërsi.

Ndërsa, ishte Lamine Yamal që mori një asistim nga Raphinha për të dyfishuar epërsinë (19’).

Yamal u përkujdes edhe për golin e tretë për të realizuar nga pika e bardhë duke mos i dhënë asnjë shans portierit Ryan (48’).

Levante arriti të zgjohet shumë vonë, ku Ivan Romero përfitoi nga një gabim në mbrojtje për të ngushtuar epërsinë (79’).

Megjithatë, e tëra që arritën të bëjnë ishte edhe goli i dytë përmes Roger Brugue (88’).

Katalunasit nuk lejuan befasi për të shënuar edhe një herë në fund, falë Karim Adeyemit (90+3’).

Barcelona kësisoj shkon në kuotën e 15 pikëve ndërsa Levante mbetet me pesë sosh në vendin e 13-të./Telegrafi/