Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka kërkuar më shumë qëndrueshmëri dhe disiplinë në fazën defensive, duke theksuar se skuadra katalunase ka ende disa aspekte për të përmirësuar, pavarësisht paraqitjeve të mira në aspektin ofensiv.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, reprezentuesi spanjoll theksoi se Barcelona duhet të kuptojë se çfarë kërkohet për të luftuar deri në fund për titujt.
“Duhet të kuptojmë se nga kemi ardhur dhe çfarë kërkohet për të qenë kampionë”, deklaroi Rodri.
Ai veçoi disa probleme që, sipas tij, Barcelona duhet t’i adresojë, përfshirë kartonët e kuq, penalltitë dhe golat e pësuar që mund të shmangen.
“Ky ekip ende duhet të përmirësojë disa gjëra për ta arritur këtë: kartonët e kuq, penalltitë dhe të mos pësojmë më shumë gola sesa duhet. Është më mirë të mos jemi aq të mirë në aspektin ofensiv, por të jemi më të qëndrueshëm dhe solidë”, shtoi ai.
Rodri madje sugjeroi se skuadra mund të përfitojë duke sakrifikuar një pjesë të forcës së saj në sulm, në mënyrë që të krijojë një ekuilibër më të madh mes fazës ofensive dhe asaj defensive.
Spanjolli iu bashkua Barcelonës gjatë kësaj vere, pas katër sezonesh të kaluara te Manchester City. /Telegrafi/






