Djali i Jakup Krasniqit me dedikim emocional para vendimit në Hagë: Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi, do të jetoni në liri

Nacionale

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje babait të tij, pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë. Në një dedikim emocional, Altin Krasniqi ka rikujtuar vitet që babai i tij ka kaluar në paraburgim, duke shprehur shpresën se vendimi i 16 shtatorit do […]

Madhësia e shkronjave

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje babait të tij, pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë.

Në një dedikim emocional, Altin Krasniqi ka rikujtuar vitet që babai i tij ka kaluar në paraburgim, duke shprehur shpresën se vendimi i 16 shtatorit do të sjellë drejtësi dhe liri për të dhe bashkëluftëtarët e tij.

Në vargjet e publikuara, ai ka vënë në pah qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe idealet e të atit, pavarësisht viteve të kaluara në paraburgim.

“Sytë e lodhur, por kurrë të dorëzuar. Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak. Rruga që zgjodhe nuk ishte e lehtë, por ëndrrën për një Kosovë të lirë e bëre realitet”, shkruan ai.

Duke iu referuar datës 16 shtator, Altin Krasniqi ka shprehur besimin se vendimi do të sjellë drejtësi për babain e tij dhe bashkëluftëtarët.

“Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi, ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri. Më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burg, vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten”, thuhet në dedikim.

Në fund të vargjeve, ai nënvizon se vitet e kaluara në burg mund t’i kenë marrë kohë babait të tij, por nuk ia kanë zbehur idealet dhe bindjet për të cilat ka luftuar.