Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) u ka bërë thirrje prindërve të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës që të mos nxitojnë t’i blejnë librat shkollorë, pasi procesi për sigurimin e tyre falas është në fazat e fundit.
Sipas KKSH-së, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe shtëpinë botuese “Albas”, po punohet për përmbylljen e procesit dhe shpërndarjen e librave falas për nxënësit shqiptarë.
KKSH ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për sigurimin e mjeteve financiare dhe “Albas” për bashkëpunimin, duke shprehur pritjen se së shpejti do të ketë një zgjidhje konkrete./BujanociNet/
KKSH: Prindërit të mos blejnë ende libra, pritet sigurimi i teksteve falas
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) u ka bërë thirrje prindërve të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës që të mos nxitojnë t’i blejnë librat shkollorë, pasi procesi për sigurimin e tyre falas është në fazat e fundit.Sipas KKSH-së, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe shtëpinë botuese “Albas”, po punohet për përmbylljen e procesit […]





