Skandaloze, Simiq propozi “në emër të popullit serb” në Kuvendin e Kosovës – reagime të ashpëra

Nacionale

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka propozuar Slavko Simiqin për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit. Simiq tha se kandidatura është bërë në emër të popullit serb, me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb. “Në emër të popullit serb, me […]

Madhësia e shkronjave

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka propozuar Slavko Simiqin për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Simiq tha se kandidatura është bërë në emër të popullit serb, me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb.

“Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb, përkatësisht 9 nga 10 deputetë, propozojmë zotin Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, deklaroi ai.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar duke thënë se deputeti i Listës Serbe, sipas saj, ka sulmuar Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit.

“E tash pritini këta që na tregojnë që nuk paska rëndësi që deputeti i Listës Serbe sulmon Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit”, ka shkruar Gërvalla.

Edhe deputeti i LVV-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Simiqit, duke thënë se Lista Serbe nuk përfaqëson të gjithë popullin serb në Kosovë.

“Duhet të jetë e qartë: Lista Serbe nuk është populli serb”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se kandidati nga komuniteti serb për nënkryetar të Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, sipas rregullave kushtetuese të Kosovës.

Hoti e ka akuzuar gjithashtu Listën Serbe për, siç pretendon ai, shndërrimin e të drejtave të komunitetit në instrument të politikës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Kosova nuk është Serbi. Kuvendi i Kosovës nuk është Beograd”, ka përfunduar Hoti. /Telegrafi/