Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim te Porto, në sfidën e parë të vlefshme për Ligën e Kampionëve.
“Qytetarët” dominuan plotësisht për të arritur fitore me rezultat 0-2.
Man City e nisi fuqishëm për të rrezikuar disa herë me Erling Haaland, megjithatë Diogo Costa me pritje të njëpasnjëshme ia mohonte golin.
Megjithatë, norvegjezi e bëri heroin pas harkimit të Enzo Fernandez për ta zhbllokuar rezultatin.
Porto kishte dy mundësi të mirë shënimi përmes Costa dhe Varela, por asnjëri prej tyre nuk ia dolën t’i konkretizojnë.
Krejt në fund, Haaland doli sërish në skenë për ta vulosur plotësisht fitoren, këtë herë me asistimin e Ait-Nouri (90+1’).
Kësisoj, Man City e nis me triumf ndërsa Porto do të synojë të këndellet në ndeshjet e radhës./Telegrafi/






