Shqiprim Musliu: Bashkimi duhet të nisë në Bujanoc

Vendore
Foto: Shqiprim Musliu

Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka deklaruar se është në favor të një liste të përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, duke rikujtuar se para dy vitesh Tirana dhe Prishtina kishin bërë thirrje për bashkim politik për mbrojtjen e interesave të Bujanocit.Musliu thekson se bashkimi nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka deklaruar se është në favor të një liste të përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, duke rikujtuar se para dy vitesh Tirana dhe Prishtina kishin bërë thirrje për bashkim politik për mbrojtjen e interesave të Bujanocit.
Musliu thekson se bashkimi nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa në zgjedhjet lokale subjektet shqiptare të vazhdojnë të garojnë të përçara.
Sipas tij, hapi i parë duhet të jetë bashkimi politik në Bujanoc, përmes uljes në një tryezë dhe gjetjes së një gjuhe të përbashkët.
“Përçarja nuk na çon përpara, bashkimi na jep forcë”, është mesazhi i Musliut./BujanociNet/