Arbër Pajaziti dhe Ivica Daçiq vizitojnë Breznicën e përfshirë nga zjarret, premtohet ndërhyrje me helikopterë të KFOR-it dhe ngrihet çështja e përfaqësimit etnik

Vendore

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, kanë vizituar sot vatrat e zjarrit në fshatin Breznicë për të parë nga afër situatën kritike dhe përpjekjet e ekipeve të emergjencës për lokalizimin e flakëve. Gjatë inspektimit në terren, ekipet e zjarrfikësve i njoftuan krerët mbi sfidat […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, kanë vizituar sot vatrat e zjarrit në fshatin Breznicë për të parë nga afër situatën kritike dhe përpjekjet e ekipeve të emergjencës për lokalizimin e flakëve.

Gjatë inspektimit në terren, ekipet e zjarrfikësve i njoftuan krerët mbi sfidat dhe masat e marra. Kryetari Pajaziti bëri të ditur se nga ministri Daçiq ka marrë zotimin për angazhimin e helikopterëve në shuarjen e zjarrit, për çka është siguruar edhe leja e nevojshme nga Komanda e KFOR-it për shkak të afërsisë me vijën kufitare me Kosovën.
Së bashku, ata vizituan edhe Stacionin Policor në Bujanoc. Në këtë takim, kryetari Pajaziti ngriti zyrtarisht shqetësimin për numrin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në polici dhe në shërbimin e zjarrfikësve, duke kërkuar që përfaqësimi etnik të jetë në përputhje me strukturën e popullsisë sipas regjistrimit të fundit.
Nga ana e tij, ministri Daçiq u shpreh i hapur për plotësimin e radhëve të policisë me pjesëtarë nga komuniteti lokal, duke u bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në konkurset e ardhshme, ku Komuna e Bujanocit do të ofrojë të gjithë mbështetjen logjistike të nevojshme./BujanociNet/