Vatra për Bekim Sejdiun: Figurë me integritet që mund t’i shërbejë stabilitetit të Kosovës

Nacionale

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin përgjegjësinë kushtetuese dhe politike dhe të votojnë për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Në reagimin e saj, Vatra ka theksuar se Kosova nuk duhet të humbasë më kohë në përplasje politike dhe procese të përsëritura zgjedhore, duke vlerësuar […]

Madhësia e shkronjave

Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin përgjegjësinë kushtetuese dhe politike dhe të votojnë për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Në reagimin e saj, Vatra ka theksuar se Kosova nuk duhet të humbasë më kohë në përplasje politike dhe procese të përsëritura zgjedhore, duke vlerësuar se prioritet duhet të jetë forcimi i institucioneve dhe ruajtja e stabilitetit demokratik.

Federata ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Bekim Sejdiut, duke e cilësuar atë si figurë me integritet dhe përvojë.

“Personaliteti i Bekim Sejdiut i bën nder institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai përfaqëson një figurë me integritet të lartë dhe me përvojë, që mund t’i shërbejë forcimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, stabilitetit të brendshëm dhe forcimit të imazhit ndërkombëtar”, thuhet në reagim.

Sipas Vatrës, deputetët duhet ta vendosin interesin e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve mbi interesat partiake dhe kalkulimet politike.

Tutje, thuhet se çdo vonesë në zgjedhjen e presidentit dëmton besimin e qytetarëve dhe dobëson pozitën e Kosovës në një kohë kur vendi ka nevojë për stabilitet, unitet dhe përfaqësim të fuqishëm institucional.

“Votoni Presidentin e Republikës dhe vendosni interesin e Kosovës mbi çdo interes tjetër politik”, thuhet në fund të thirrjes së Vatrës.