PDK-ja vendos të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit më 9 shtator

Nacionale

Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vendosur që të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për të mërkurën, më 9 shtator. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së mbajtur të hënën. Seanca është thirrur nga kryesuesi i […]

Madhësia e shkronjave

Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vendosur që të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për të mërkurën, më 9 shtator.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mbledhjes së mbajtur të hënën.

Seanca është thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, dhe pritet të mbahet në orën 11:00. Në të pritet të votohet për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së sotme, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancën konstituive të së mërkurës./Telegrafi/