Kamenica për herë të parë bëhet rezidencë e filmit përmes “LAND FILM LAB”

Rajon

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se kjo komunë për herë të parë po bëhet pjesë e një programi të dedikuar zhvillimit të filmit dhe bashkëpunimit profesional në industrinë e kinematografisë. Komuna e Kamenicës, si partnere e projektit “LAND FILM LAB – Film Residency & Industry Networking”, do të presë kineastë, mentorë dhe profesionistë […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se kjo komunë për herë të parë po bëhet pjesë e një programi të dedikuar zhvillimit të filmit dhe bashkëpunimit profesional në industrinë e kinematografisë.

Komuna e Kamenicës, si partnere e projektit “LAND FILM LAB – Film Residency & Industry Networking”, do të presë kineastë, mentorë dhe profesionistë të industrisë së filmit nga 7 deri më 11 shtator 2026.

Gjatë pesë ditëve, në Roganë, Kamenicë dhe Krenidell do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, përfshirë mentorime profesionale, prezantime, takime me profesionistë të filmit dhe aktivitete të rrjetëzimit.

Programi do të përfshijë edhe projektime filmash në ambiente të hapura.

“Për herë të parë: Kamenica rezidencë e filmit”, ka shkruar Rahimaj. /Telegrafi/