Një person është ndaluar nën dyshimin për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 6 shtator 2026, kur i dyshuari dyshohet se ka sulmuar dy anëtare të familjes së tij.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari është në gjendje të paaftësisë mendore.
Të dyja viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, por njëra prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Viktima tjetër është duke marrë trajtim mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur në gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.





