Travis Barker tregon sekretin e martesës me Kourtney Kardashian

Magazina

Travis Barker ka zbuluar rregullin kryesor që ai dhe Kourtney Kardashian ndjekin për të mbajtur të fortë martesën e tyre. Bateristi i Blink-182 tregoi se çifti përpiqet të mos shkojë kurrë në shtrat i zemëruar, duke i zgjidhur problemet dhe keqkuptimet para se të përfundojë dita. Barker theksoi se edhe çështjet më të vogla duhet […]

Madhësia e shkronjave

Travis Barker ka zbuluar rregullin kryesor që ai dhe Kourtney Kardashian ndjekin për të mbajtur të fortë martesën e tyre.

Bateristi i Blink-182 tregoi se çifti përpiqet të mos shkojë kurrë në shtrat i zemëruar, duke i zgjidhur problemet dhe keqkuptimet para se të përfundojë dita.

Barker theksoi se edhe çështjet më të vogla duhet të sqarohen, ndërsa njëkohësisht është e rëndësishme që partnerët t’i japin hapësirë njëri-tjetrit kur kanë nevojë.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2021 dhe u martua në vitin 2022, duke zhvilluar tre ceremoni martesore.

Në nëntor 2023, ata u bënë prindër të djalit të tyre, Rocky Thirteen.Të dy kanë edhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme, duke krijuar një familje të madhe.

Barker ka treguar më herët se ai dhe Kourtney ishin miq të afërt dhe partnerë në stërvitje përpara se të nisnin lidhjen romantike.

Sipas tij, dashuria e përbashkët për aktivitetin fizik dhe një mënyrë jetese të shëndetshme ishte një nga gjërat që i afroi më shumë. /Telegrafi/