Luana Vjollca dhe reperi Marin kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, i cili mban titullin “Sa vera tjera” dhe vjen i shoqëruar edhe me videoklip.
Në klipin e ri, këngëtarja shfaqet më provokuese se zakonisht, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen dhe stilin e saj në skenat e videoklipit.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me Arbër Musa (AM) dhe Celik Lipa (SBS ENT).
Teksti është shkruar nga Arbër Musa dhe Marin, ndërsa melodia është realizuar po nga të njëjtët artistë.
Për realizimin vizual të projektit është kujdesur Fullmoon Production, teksa videoklipi është drejtuar nga The Claudia.
“Sa vera tjera” shënon një tjetër projekt muzikor për Luanën dhe Marin, ndonëse kombinimi i muzikës dhe pamjeve provokuese pritet ta bëjë këngën një nga projektet që do të tërheqë vëmendje në ditët në vijim.
Luana nga ana tjetër ka bërë rikthimin në muzikë pas një kohe të gjatë, marrë parasysh që më shumë është e fokusuar në projekte televizive. /Telegrafi/





