PSG-ja triumfon ndaj Aston Villas dhe fiton Superkupën e Evropës

Sport

Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e Evropës pas triumfit ndaj Aston Villas. “Parisienët” dëshmuan se kanë synime të mëdha edhe sezonin e ardhshëm pas një paraqitje të shkëlqyer ndaj Villas, pavarësisht që epilogu rezultoi të jetë 2-1. Khvicha Kvaratskhelia kaloi PSG-në në epërsi pas një asistimi fantastik të Desire Doue (20’). Aston Villa pas […]

Madhësia e shkronjave

Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e Evropës pas triumfit ndaj Aston Villas.

“Parisienët” dëshmuan se kanë synime të mëdha edhe sezonin e ardhshëm pas një paraqitje të shkëlqyer ndaj Villas, pavarësisht që epilogu rezultoi të jetë 2-1.

Khvicha Kvaratskhelia kaloi PSG-në në epërsi pas një asistimi fantastik të Desire Doue (20’).

Aston Villa pas kësaj kishte disa mundësi shënimi megjithatë Brian Madjo dështoi disa herë nga afërsia.

Sidoqoftë, ai e përmirësoi gabimet për të realizoi me kokë pas harkimit të John McGinn (45’).

Villa e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, ku McGinn ishte afër të shënonte supergol por që portieri me super pritje ia mohoi golin.

Heroi i PSG-së rezultoi të jetë Duoe që shënoi një gol nga afërsia pas një kundërsulmi, ku fillimisht goli u anulua për pozitë jashtë loje, por pastaj VAR-i e përmirësoi gabimin (62’).

Kësisoj, PSG-ja e nis me trofe sezonin ndërsa Luis Enrique e ka bërë të qartë se duan të bëhen ekipi i dytë pas Real Madridit që e fiton tre herë radhazi Ligën e Kampionëve./Telegrafi/