Momenti kur zjarrfikësi qetëson fëmijën e trembur nga zjarret në Mallakastër, evakuohen banorët

Nacionale

Një moment prekës ka ndodhur në Mallakastër, teksa fshati Koilacin po përballet me situatë të rëndë nga zjarret. Një zjarrfikës, teksa ka larguar nga rreziku i flakëve një fëmijë, është munduar ta qetësojë. Fillimisht i ka dhënë ujë, por më pas ka nisur ta shpërqëndrojë nga situata e krijuar. Zjarri vijon me intensitet të lartë […]

Madhësia e shkronjave

Një moment prekës ka ndodhur në Mallakastër, teksa fshati Koilacin po përballet me situatë të rëndë nga zjarret.

Një zjarrfikës, teksa ka larguar nga rreziku i flakëve një fëmijë, është munduar ta qetësojë. Fillimisht i ka dhënë ujë, por më pas ka nisur ta shpërqëndrojë nga situata e krijuar.

Zjarri vijon me intensitet të lartë në fshatin Koilac të Mallakastrës, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta dhe ullishte.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të afrohen drejt banesave të fshatit.

Në vijën e parë të betejës me zjarrin janë vendosur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për evakuimin e banoreve izolimin e flakëve, dhe për të ndaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

Në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Fieri, Berati dhe Lushnja, duke përforcuar operacionin në terren.

Paralelisht me ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit, po vijon edhe evakuimi i banorëve nga zonat më të rrezikuara, ndërsa forcat në terren po përpiqen të krijojnë një perimetër sigurie rreth banesave.

Situata mbetet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa puna vijon pa ndërprerje për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në zonat e banuara. /Tch/