“A nuk po blen më klikime”, Elijona Binakaj i përgjigjet ndjekësit në mënyrë ironike

Magazina

Elijona Binakaj, ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj shoqërohet me reagime të shumta nga ndjekësit. Përveç komenteve pozitive, ajo përballet herë pas here edhe me komente ironike. Së fundmi, në një postim në Instagram, një ndjekës e ngacmoi […]

Madhësia e shkronjave

Elijona Binakaj, ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj shoqërohet me reagime të shumta nga ndjekësit.

Përveç komenteve pozitive, ajo përballet herë pas here edhe me komente ironike.

Së fundmi, në një postim në Instagram, një ndjekës e ngacmoi duke i shkruar: “Xume, a s’po blen më like a?”.

Elijona nuk e la pa përgjigje komentin dhe zgjodhi t’i përgjigjej me humor e ironi.

“Jo bre, m’u kanë harxhu paret e finales, s’po kom mo. A po m’i blen ti?”, shkroi ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga shumë ndjekës, të cilët vlerësuan mënyrën spontane dhe sportive me të cilën iu përgjigj komentit, duke treguar se di t’i përballojë kritikat dhe ngacmimet me qetësi dhe humor.

Ajo po shijon një periudhë të mirë pas Big Brother e po ashtu edhe lidhjen me Klodian Mihajn. /Telegrafi/